Përmbytjet në Bodrum, makinat përfundojnë në det

Hënë, 19 November 2018 11:12

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në qytetin turistik të Turqisë, Bodrum, në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Ujërat e rrëmbyeshëm morën çdo gjë para vetes në rrugët nga qendra e Bodrumit ndërsa për përmasat e përmbytjeve më së miri flasin automjetet e përmbysura dhe të shkatërruara plotësisht. Disa automjete nga parkingu në bregdet përfunduan në det.

Ndërtesat rezidenciale dhe komerciale në qendër të qytetit janë përmbytur dhe rrugët u mbuluan me baltë dhe mbeturina, të cilat u shkaktuan nga përmbytjet.

Autoritetet filluan pastrimin e rrugëve dhe ndërtesave mëngjesin e sotëm. Zjarrfikësit shpëtuan një burrë dhe një grua, automjeti i të cilëve përfundoi në det.

Agjencitë përgjegjëse pritet të përcaktojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e natës së fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...