Udhëtimi pa viza/Marrëveshja do të vazhdojë edhe pas Brexit sipas projekt-dokumentit

E Enjte, 22 November 2018 19:18

Udhëtimi pa viza për qytetarët e Bashkimit Europian dhe ata të Britanisë do të vazhdojë edhe pas Brexit. Kjo u konfirmua sot, pas miratimit të projekt-dokumentit, ku BE deklaroi se ka arritur në dakordësi me Mbretërinë e Bashkuar për të mbajtur lidhje të forta ekonomike.

Në deklaratën politike mbi marrëveshjen përfundimtare thuhet se ‘vizat afatshkurtra’ për qëllime udhëtimi apo biznesi do të lejohen ende sipas ligjit të Britanisë dhe shteteve të bllokut.

“Lëvizja e lirë e njerëzve

Duke vënë në dukje se Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që parimi i lëvizjes së lirë të personave midis Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar të mos zbatohet më, palët duhet të vendosin marrëveshjet e lëvizshmërisë …”

Palët bien dakord të marrin parasysh kushtet për hyrje dhe qëndrim për qëllime të tilla si hulumtimi, studimi, trajnimi dhe shkëmbimet e të rinjve”, thuhet në një nga pikat kryesore të dokumentit 26 faqesh.

‘Daily Mail’ raporton se lidhjet ekzistuese të udhëtimit me aeroplan, tren dhe rrugë do të ruhen përtej tranzicionit të Brexit. Sipas presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, marrëveshja është rënë dakord në parim në nivel politik dhe është subjekt i miratimit nga liderët.

Kjo i hapi rrugë samitit të posaçëm që do të zhvillohet në Bruksel të dielën, në të cilin udhëheqësit e 27 shteteve të tjera të BE pritet të japin ‘vulën’ e tyre për miratimin e marrëveshjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...