Turqia, akuza ndaj 28 vetëve për vrasjen e ambasadorit rus

Premte, 23 November 2018 17:20

Turqia ngriti akuza ndaj 28 personave në lidhje me vrasjen në dhjetor të 2016-s të ambasadorit rus në Ankara, duke përcaktuar klerikun islamik Fethullah Gulen si të dyshuarin kryesor për këtë ngjarje, njoftoi agjencia shtetërore turke Anadolu.

Andrei Karlovi u qëllua për vdekje nga një polic, i cili në momentin e sulmit nuk ishte në detyrë, ndërsa po mbante një fjalim në hapje të një ekspozite në Ankara.

Ndërsa hapi zjarr personi i armatosur bërtiti "Allahu Akbar" (Zoti është i madh) si dhe, "mos harroni Alepon!" duke iu referuar me sa duket përfshirjes së Rusisë në Siri. Ai u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje.

Presidenti Tayyip Erdogan ka thënë se lëvizja e Gylenit qëndron pas vrasjes, një akuzë që kleriku e ka mohuar. Zoti Erdogan fajëson gjithashtu rrjetin e klerikut si organizatorë të një puçi ushtarak në korrik të 2016-s. Zoti Gulen, i cili jeton në mërgim të vetëshpallur në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999, e kanë dënuar grushtin e shtetit dhe kanë mohuar çdo përfshirje. Autoritetet akuzuan Fethullah Gulen-in dhe 27 personat e tjerë për përpjekje me qëllim "përmbysjen e rendit kushtetues, duke qenë anëtarë të një organizate terroriste, si dhe për vrasje me paramendim”, njoftoi agjencia Anadolu.

Prokurorët thanë se nëpërmjet vrasjes, organizata e Gylenit po përpiqej të prishte marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë. Por ndërsa ndodhi vrasja e ambasadorit rus, lidhjet mes të dy vende ishin të tensionuara për shkak se Turqia kishte rrëzuar një aeroplan lufte rus mbi Siri një vit më parë. Pas vrasjes, lidhjet mes Ankarasë dhe Moskës janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...