Pakti i emigracionit, Sllovakia kundër

Diel, 25 November 2018 18:28

Sllovakia nuk do të mbështesë paktin e Kombeve të Bashkuara për trajtimin e emigrantëve në mbarë botën. Kështu tha kryeministri Peter Pellegrini të dielën, pas samitit të Bashkimit Europian.

Pakti Global për Emigracion të Sigurt dhe të Rregullt është miratuar në korrik nga të gjitha 193 vendet anëtare të Bashkimit Sovjetik, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat u tërhoqën vitin e kaluar, dhe do të ratifikohet zyrtarisht në dhjetor.

Pakti u krijua pas fluksit më të madh të emigrantëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë prej të cilëve largohen nga vendet e tyre për shkak të konflikteve, por edhe nga varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe më gjerë.

“Sllovakia nuk do ta mbështesë këtë pakt të Kombeve të Bashkuara në asnjë rrethanë dhe nuk do të pajtohet me të,” u tha Pellegrini gazetarëve në Bruksel pas samitit ku liderët e BE miratuan marrëveshjen për tërheqjen e Britanisë nga blloku.

Një refuzim i Sllovakisë për paktin e migracionit mund të çojë në një tronditje të qeverisë së Pellegrinit, duke pasur parasysh se Ministri i Jashtëm Miroslav Lajçak ka kërcënuar të japë dorëheqjen nëse qeveria del kundër paktit për emigrantët.

Lajçak ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kur u miratua pakti i emigracionit.

Pellegrini u shpreh se ai beson se Lajçak do të qëndrojë në qeveri edhe pse Sllovakia e refuzon paktin.

“Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta mbajtur atë në vendin e tij”, tha kryeministri sllovak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...