Konflikti me Rusinë, Ukraina shpall ligjin e luftës

Hënë, 26 November 2018 15:07

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar një dekret, në bazë të të cilit vendoset ligji i luftës në vend për 60 ditë.

Deklarata është publikuar në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Dekreti i nënshkruar hyn në fuqi vetëm pas miratimit që duhet të japë Rada, Parlamenti i Ukrainës. Këtë të hënë deputetët ukrainas vendosin për ligjin e luftës. Shkak i vendosjes së ligjit të luftës është shkallëzimi i mëparshëm i situatës me Rusisë dhe Ukrainës pas incidentit të dielën (25.11.).

Lidhur me incidentin e së dielës ka akuza të ndërsjella nga të dyja palët. Të dielën në ngushticën e Kertshit para Gadishullit të Krimesë një anije ushtarake kufitare ruse u përplas me një anije ukrainase, e cila u dëmtua rëndë. Më vonë tre anije ukrainase u morën nën kontroll nga forcat e armatosura ruse dhe u konfiskuan për shkak të shkeljes së kufirit detar, sipas tyre. Gjashtë marinarë ukrainas u plagosën. Sipas Shërbimit Sekret Rus, FSB, anijet ukrainase kanë hyrë ilegalisht në ujërat territoriale ruse. Atyre u është bërë kërkesë të ndalen, por kjo nuk është respektuar. Nga Deutsche Welle

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...