Defekt me avionin, Merkel vonohet në takimin e G-20

Premte, 30 November 2018 11:59

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ia doli të ishte në kohë në mbledhjen e samitit G-20 në Buenos Aires.

Avioni i saj qeveritar, Airbus me 4 motorë të modifikuar SE A340-300, u nis nga Berlini dhe bëri një ulje të detyrueshme në Këln për shkak të një dështimi elektrik të sistemit.

Kjo e detyroi Kancelaren të vonohej të paktën 5 orë para se të mund të hipte në një avion tjetër për në Amerikën Latine.

Është bërë pothuajse rutinë që politikanët gjermanë të mbeten të bllokuar për shkak të problemeve me avionët.  Zv/Kancelari Olaf Shcholz, i cili pati një problem të  ngjashëm muajin e kaluar, u detyrua të kthehej nga Bali, Indonezia.

Vitin e kaluar Merkel u vonua për një udhëtim në Egjipt sepse pajisja e ngrohjes në avion nuk funksiononte. Por nuk është vetëm avioni që transporton udhëheqësit e Gjermanisë që ka pasur probleme.

Vitin e kaluar, ministri i Mbrojtjes Ursula von der Leyen duhet të kthehej nga Lituania në Gjermania me një avion ushtarak, i cili pësoi një mosfunksionim të motorit, duke detyruar forcat ajrore të merrnin ministrin në një avion tjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...