COP24 - kohë e keqe për klimën

Hënë, 03 December 2018 09:58

Jens Thurau Deutsche Welle

Pas festimeve të mëdha të Marrëveshjes së Parisit për ruajtjen e klimës, kohërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Cilat janë pritjet nga konferenca e klimës, e cili filloi dje në Poloni?

Kudo që kthen kokën dëgjon flajë të mira për konferencën e klimës në Poloni - politikanët, qeveritarët, grupet për ruajtjen e mjedisit, shkencëtarët, të gjithë përhapin një lloj optimizmi. Jo, ne nuk do të dorëzohemi në luftën kundër ndotësve të ajërit. Përkundër lajmeve të këqija. Tek e fundit, shumë gjëra kemi arritur. Gjithnjë e më shumë vende po investojnë në energji të ripërtëritshme ndërsa në Poloni dhe Francë po konkretizohen vetëm pak premtime. Të gjithë së bashku, të varfër e të pasur.

Hijet e rënda

Po, sikur të mos ishin hijet e rënda: SHBA nën presidentin Donald Trump. Ai vitin e kaluar e ka tërhequr nënshkrimin nga Marrëveshja e Parisit. Brazili nën presidentin e ri, Jair Bolsonaro. Konferenca e radhës vitin e ardhshëm ishte planifikuar të mbahet në Brazil, por nacionalisti e ka anuluar thjeshtë. Emetimi i gazrave të dëmshme po rritet në mbarë botën, ndërsa qëllimi për kufizimin e rritjes së temperaturës në dy gradë është cenuar si kurrë më parë. Marrëveshjet e bazuara në vullnetin e mirë nuk janë në modë jo vetëm SHBA dhe Brazil, por as në Australi dhe shumë vende evropianolindore. Shansat për ruajtjen e klimës kanë qenë dikur më të mira. Po Gjermania? Ajo ende qëndron në mbrojtjen e klimës, por as ajo nuk do t'i realizojë premtimet e dhëna që deri në vitin 2020 të dalë nga përdorimi i thëngjillit të zi.

Sërish shpresohet se gjërat do të lëvizin nga baza. Qytetet, bashkitë dhe sipërmarrjet private në SHBA janë bashkuar kundër Donald Trumpit, injoruesit të Marrëveshjes për klimën. Në Gjermani po demonstrojnë të rinjtë sërish dhe kërkojë ruajtjen e mjedisit - pas një kohë të gjatë pasiviteti. Gjithjë e më shumë njerëz po e kuptojnë se karshi zhvillimit ekonomik ekziston edhe një gjë tjetër e rendësishme - ruajtja e klimës. Mobiliteti i ri po fillon dhe këtë po e kuptojnë metropolet. Makinat me djegie ekzistojnë ende, por me siguri që nuk do të ekzistojnë tepër gjatë.

Baza bën presion

Në Gjermani ekologjistët kanë shënuar një rritje të madhe të imazhit tek votuesit, që kanë dëshmuar zgjedhjet e fundit në lande. Kjo ka lidhje edhe me ndryshimin e klimës, që shqetëson shumë njerëz. Përballë tyre janë populistët në Gjermani por edhe në vendet tjera, të cilët me teoritë e konspiracionit po përpiqen të influencojnë edhe zhvillimet shkencore dhe të ndrshojnë bindjen se klima po ndryshon për shkak të njeriut. Në konferencën që ka filuar në Katovice të Polonisë duhet të synohet që detyrat e shtëpisë të kryhen dhe që Marrëveshja e Prisit të zbatohet. Pavarëisht kundërshtimeve. Dhe të shpresohet për kohëra më të mira, që mund të rezultojnë si pasojë e presioniet të bazës.

Modifikuar më Hënë, 03 December 2018 12:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...