Të shtënat me armë në Strasburg, shkon në 4 numri i viktimave

E mërkurë, 12 December 2018 08:11

Ka arritur në 4 numri i viktimave si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një treg krishtlindjesh në qendër të Strasburgut. Nga sulmi raportohet për 11 të plagosur, ndërsa 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

 

Sulmuesi i dyshuar u plagos gjatë një operacioni të policisë, njofton CNN. I dyshuari është një 29 vjeçar i lindur në Strasburg dhe ndodhet ende në arrati.

 

Seksioni antiterrorist i prokurorisë së Parisit njoftoi të martën në mbrëmje se është duke hetuar sulmin në Strasburg dhe se autori është identifikuar.

 

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani ka shkruar në Twitter se Parlamenti në Strasburg nuk do të frikësohet nga sulme terroriste apo kriminale. Ai shprehu dhimbje për viktimat, duke shtuar se Parlamenti do të vazhdojë të punojë dhe reagojë duke u forcuar nga liria dhe demokracia kundër dhunës terroriste.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...