E frikshme, të kthehesh në shtëpi pasi të kanë varrosur

Premte, 21 December 2018 14:54

Një ngjarje sa e rrallë aq edhe e frikshme është shënuar në qytetin indian të Patiala në Punjab. Bëhet fjalë për një grua, e cila besohej se kishte vdekur, por që është shfaqur para policisë të enjten (20 dhjetor), pasi familja i bëri funeralin.

Policia po hetonte rastin si një vrasje pasi trupi i një gruaje u gjet në Patiala-Sangrur. Familja identifikoi trupin si të vajzës së tyre, Naina Rani, e cila sipas tyre ishte larguar nga shtëpia me të dashurin.

Ata akuzuan të dashurin e Ranit për vrasjen e saj. Policia tha se viktima ishte mbytur pasi kishte shenja në qafë. Gjithashtu ishte goditur me mjete të mprehta.

Pasi familja identifikoi trupin, policia ia dorëzoi për ta kryer ritet e fundit. Por për habinë e tyre, Naina Rani u rikthye në shtëpi me një mik të sajin. Policia tha se bëhet fjalë për ngatërrimin e identitetit të saj.

“Kur policia pyeti prindërit e Nainas, ata thanë se meqenëse fytyra e saj ishte gjymtuar e identifikuan trupin në bazë të byzylykëve dhe stolive të tjera që mbante. Edhe burri i Nainas ndodhej në morg në atë kohë,”-tha oficieri i policisë  Jaswinder Singh Tiwana për gazetën lokale Hindustan Times.

Ai shtoi se policia kishte bërë të gjitha procedurat, por duket si një rast i ngatërrimit të identitetit. “Ne do identifikojmë gruan e vdekur nga ADN-ja dhe mostrat e gjurmëve të gishtave. Kemi mbledhur mostrat e flokëve dhe të dhëmbëve gjatë autopsisë,”-tha Tiwana. “Krimi është kryer në një vend tjetër dhe më pas trupi u hodh në Patiala .”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...