Interpol paralajmëron: Një ISIS i dytë mund të shfaqet në Europë

Hënë, 24 December 2018 13:07

Sekretari i përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock, ka alarmuar mbi një valë të re potenciale të terrorizmit radikal islamik. Ai tha se islamistët që do të lirohen nga burgu mund të paraqesin një kërcënim të ri terrorist për Europën.

Stock tha se kërcënimi vjen nga dy palë: xhihadistët që vijnë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe nga përkrahësit që ishin burgosur për të mbështetur Shtetin Islamik, por u dënuan me pak vite burg, raporton Die Welt.

“Së shpejti do të hasim një valë të dytë të individëve të tjerë të lidhur me ISIS ose të radikalizuar që mund ta quani ISIS 2.0. Shumë prej tyre dyshohen se janë terroristë apo janë të lidhur me grupe terroriste, siç janë mbështetësit të cilët janë duke u përballur ndoshta dy deri në pesë vjet burg. Për shkak se ata nuk janë dënuar për një sulm terrorist konkret, por vetëm për mbështetje të aktiviteteve terroriste, dënimet e tyre ndoshta nuk janë aq të rënda”, tha sekretari i Interpolit.

Kështu, Stock ka shprehur shqetësimin e mbështetësit e ISIS që do të lirohen në vitet e ardhshme mund të bëhen sërish pjesë të grupeve terroriste.

Edhe Ministri i Sigurisë në Britani të Madhe, Ben Wallace tha se Al-Kaeda po planifikon sulme ndaj aeroporteve dhe avionëve dhe madje planifikon të përdorë avionë të mbushur me eksploziv për të ulur objektivat në një përpjekje për t’u bërë sërish organizata terroriste më e frikshme në botë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...