Bomba në autobus, policia egjiptiane vret 40 xhihadistë

Saturday, 29 December 2018 16:05

Autoritetet egjiptiane thonë se forcat e sigurisë vranë 40 militantë të dyshuar në tre operacione që u zhvilluan paralelisht në Giza dhe në Sinain Verior. Aksionet e policisë u kryen një ditë pasi tre turistë vietnamezë dhe guida e tyre egjiptiane u vranë në Giza nga një bombë e vendosur në autobuzin e tyre. Ministria e brendshme egjiptiane nuk konfirmoi nëse militantët e vrarë sot kanë lidhje me sulmin ndaj autobuzit.

Autobuzi po udhëtonte në zonën Marioutiyah kur shpërtheu një bombë artizanale e fshehur pas një muri.

“Po kthehesha nga puna me një furgon, kur dëgjuam një zhurmë të madhe dhe menduam mos kishte rënë ndonjë makinë nga ura. Pas kësaj pamë njerëzit dhe shoferët e taksive që vraponin duke thënë se ishte goditur një autobuz”, thotë Ali Fekri, dëshmitar okulars, shkruan VOA.

Ndër të plagosurit ishin 10 turistë vietnamezë dhe shoferi egjiptian i autobuzit. Në autobuz gjendeshin gjithsej 14 turistë vietnamezë dhe vetëm 2 prej tyre nuk u dëmtuan.

Ky është sulmi i parë kundër turistëve të huaj në pothuajse dy vjet.

Sulmi vjen ndërsa industria jetësore e turizmit egjiptian po jep shenja përmirësimi, pas vitesh rënieje për shkak të trazirave politike dhe dhunës që pasoi rebelimin e vitit 2011 dhe rënien e ish-udhëheqësit Hosni Mubarak.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...