Ministri gjerman përmend rihapjen e paktit për Brexit

Premte, 18 Janar 2019 14:37

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka thënë se duhet të ketë diskutim nëse duhet rihapur draftin e marrëveshjes për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, mirëpo vetëm nëse pajtohen të gjitha palët, transmeton Reuters.

Mass i ka thënë transmetuesit publik ZDF të enjten se ai ka folur me ministrin e Jashtëm të Britanisë, pasi siç ka thënë ai, këtë javë është bërë e qartë se Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik nuk përkrah idenë e Brexitit pa marrëveshje.

Mass ka thënë se është “vështirë e imagjinueshme” ideja që marrëveshja për Brexit të rikonsiderohet. “Pra pyetja është se si do të duket marrëveshja”, ka thënë ai për transmetuesin gjerman, ZDF.

“Në fund gjithçka ka të bëjë me pyetjen nëse duhet rihapur marrëveshja, e cila kërkon miratimin e 27 vendeve anëtare, që nënkupton se të gjithë duhet të bashkohen. Kjo është ajo për të cilën duhet diskutuar tani”, ka thënë ai.

“Britanikët deri më tani kanë treguar gjithmonë çfarë nuk duan. Tani ata duhet të tregojnë çfarë dëshirojnë”, ka shtuar Maas.

Të mërkurën, kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka thënë ligjvënësve se për të “është e qartë se nuk mund të ketë rinegociata”, kanë bërë të ditur dy pjesëmarrës në një takim me dyer të mbyllura./REL

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...