Migrantët hapin më shpesh biznese private në Gjermani. Po pse?

Hënë, 21 Janar 2019 10:36

Migrantët në Gjermani janë të prirur më shumë se vendorët që të hapin biznese private. Kjo ka të bëjë edhe me shanset e tyre më të dobëta në tregun e punës.

Në një studim të bankës KfW thuhet se migrantët në Gjermani hapin më shpesh bizneset e tyre private. Sipas këtij studimi, në periudhën prej vitit 2013 deri 2017, gati çdo i pesti person që ka hapur ndonjë biznes privat është me origjinë të huaj apo ka një nënshtetësi të huaj. Më saktësisht, kjo do të thotë se 18 % e themeluesve të firmave kanë qenë migrantë. Dëshira për të hapur një biznes të pavarur është në veçanti e madhe tek personat qe kanë marrë nënshtetësinë gjermane, tek gjermanët e kthyer nga vendet e tjera, por edhe tek personat që në Gjermani jetojnë me një nënshtetësi tjetër.

Shanset e dobëta në tregun e punës

Njëkohësisht migrantët kanë më shpesh shanse më të dobëta në tregun e punës. Kjo në veçanti vlen për të ardhurit pa ndonjë diplomë, e cila njihet në Gjermani, si dhe për personat, të cilët nuk e zotërojnë mirë gjuhën gjermane. E ashtuquajtura pjesë e kapitalit fillestar tek themelimi i firmave ka qenë tek migrantët 38%, për dallim prej vendorëve ku kjo pjesë përbën mesatarisht 31%, thuhet në vlerësimet e KfW për vitin 2018.

Gjuha gjermane

Gati dy të tretat e migrantëve të moshës 18 deri 64-vjeçare thuhet në sondazh, flasin në shtëpi me familjarët kryesisht në gjuhën gjermane. Ndërsa rreth 35 % thotë se në shtëpi flasin gjuhën e origjinës së tyre. Këtu bëhet fjalë kryesisht për të ardhurit, të cilët nuk janë në Gjermani për një kohë të gjatë.

Përdorimi i një gjuhe tjetër në shtëpi nuk do të thotë automatikisht se këta persona nuk e njohin mirë gjuhën gjermane, por migrantët nga shtëpitë ku flitet vetëm gjuha e origjinës së tyre, shikuar nga të dhënat statistikore, kanë shanse më të këqija në tregun e punës. "Në veçanti tejkalimi i pengesave me njohjen e gjuhës kërkon një kohë më të gjatë. Dhe këtu duhet të ketë më shumë oferta për mësimet e gjuhës", thotë shefi i KfW, Jörg Zeuner.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...