Mbretëresha, mesazh për Brexit – Paralajmëron politikanët britanikë. “Jepini fund konflikteve!”

Premte, 25 Janar 2019 16:04

Mbretëresha ka dërguar një mesazh të koduar në mënyrë delikate ndaj klasës politike të Britanisë për Brexit, ku i bëri thirrje politikanëve që të arrijnë në dakordësi dhe të shohin përtej konfliktit midis tyre, që të zgjidhin krizën.

Ndërkohë që afati i 29 Marsit po afron, që është data ligjore e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, vendi ndodhet në krizën politike më të thellë në gjysmë shekulli, pasi nuk ka vendosur ende mënyrën si apo nëse do të dalë nga projekti Europian. Ndërkohë që Elizabeta nuk përmendi Brexit në mënyrë të veçantë, mbretëresha tha se çdo gjeneratë përballet me “sfida dhe mundësi të reja”.

“Ndërsa kërkojmë përgjigje të reja në epokën moderne, unë preferoj recetat e provuara edhe më parë, si respektimi i këndvështrimeve të njëri-tjetrit, arritja e një dakordësie dhe mos-devijimi nga tema kryesore” -tha mbretëresha.

Në kontekstin e Brexit, komentet e mbretëreshës përbëjnë një sinjal ndaj politikanëve që të zgjidhin konfliktet mes tyre, që kanë çuar ekonominë e pestë më të madhe në botë drejt krizës. Si kreu i shtetit, mbretëresha qëndron neutrale për politikën në publik dhe nuk mund të votojë, megjithatë, në referendumin mbi pavarësinë e Skocisë në vitin 2014, ajo bëri një thirrje delikate, duke i paralajmëruar skocezët për të ardhmen.

E ardhmja e Brexit qëndron e paparashikueshme, ndërkohë që janë të hapura mundësitë për daljen e çrregullt dhe për një referendum tjetër që do të kthente mbrapsht procesin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...