Danimarka ndalon mbajtjen e shamisë në hapësirat publike

E Enjte, 31 Janar 2019 11:45

Parlamenti danez miratoi sot një ligj që ndalon mbajtjen e shamisë islamike (burka ose niqab) në hapësirat publike duke pasuar me këtë vendim vende të tjera evropiane si Franca dhe Belgjika.

“Çdo person që, në vendet publike, mban një shami që i fsheh fytyrën, dënohet me gjobë”, thuhet në tekstin e miratuar me 75 vota pro dhe 30 kundër.

Projektligji, i hartuar nga Qeveria e qendrës së djathtë, u mbështet gjithashtu edhe nga dy forcat e para politike në Parlament, socialdemokratët dhe Partia Popullore Daneze.

Duke nisur nga 1 gushti, datë e hyrjes në fuqi e ligjit të ri, çdo shkelje për ndalimin e mbajtjes së shamisë në vendet publike do të sanksionohet me një gjobë prej 1 000 korona daneze (134 euro). Nëse shkeljet përsëriten, gjoba mund të arrijë deri në 10 000 korona./ec/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...