PE njeh Guaidon President të Venezuelës

E Enjte, 31 Janar 2019 22:01

Parlamenti Europian votoi të enjten për ta njohur kryeparlamentarin venezuelian, Huan Guaido, si president të ligjshëm dhe të përkohshëm të vendit.

Me 429 vota pro, 104 kundër dhe 88 abstenime, europarlamentarët e mbledhur në Bruksel apeluan qeveritë e 28 vendeve anëtare që të mbajnë të njëjtin qëndrim deri sa Venezuela të zhvillojë zgjedhje të reja dhe të lira.

Por sipas ambasadores së Venezuelës në BE, ky vendim rrezikon të nxitë një luftë civile në vend, ndaj edhe kërkoi që shtetet anëtare të mos marrin përgjegjësi që nuk u takojnë.

Ky ishte vendimi i parë unanim në mbështetje të Guaidos që kur ai u vetëshpall president i përkohshëm të mërkurën e kaluar, pasi akuzoi kreun e zgjedhur të shtetit, Nikola Maduro, për manipulim të procesit zgjedhor dhe mbajtje nën zgjedhë të popullatës.

Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete latino-amerikane janë shprehur po ashtu në favor të kryeparlamentarit, ndërsa Rusia, Kina dhe Turqia qëndrojnë në krah të Maduros.

Për shkak të krizës ekonomike dhe politike që ka pushtuar vendin, në qytetet kryesore venezueliane vijojnë protestat paqësore antiqeveritare.

Në javët e fundit nuk kanë munguar incidentet mes forcave të rendit dhe protestuesve, madje edhe gazetarëve të huaj që po mbulojnë zhvillimet në vend.

Për ish-kryebashkiakun e Karakasit, 90 për qind e popullit është kundër Maduros, dhe largimi i tij nga pushteti është çështje kohe nëse opozita venezueliane siguron përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...