Hetimi i OKB-së: Vrasja e Khashoggi u planifikua nga zyrtarët saudit

E Enjte, 07 February 2019 22:22

Një hetim i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara rreth vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka treguar të dhëna rreth krimit brutal “që është planifikuar dhe kryer nga zyrtarë shtetërorë të Arabisë Saudite”, transmeton Reuters.

Raportuesja speciale për ekzekutime arbitrare, Agnes Callamard, ka thënë se zyrtarët sauditë kanë “dëmtuar seriozisht” dhe kanë vonuar përpjekjet e Turqisë për të hetuar skenën e krimit në konsullatën saudite në Stamboll në muajin tetor.

Duke raportuar në një mision njëjavor me ekipin e saj dhe tre ekspertë në Turqi, ajo ka thënë se kanë pasur qasje në disa
“incizime të zërit”, të cilat i ka ofruar agjencia turke e inteligjencës.

Ajo ka shprehur “shqetësime të mëdha” edhe për procedurat e gjykimit të 11 sauditëve në Mbretërinë Saudite dhe ka kërkuar që të realizojë një vizitë atje.

Khashoggi, kolumnist për Washington Post, i njohur si kritik i princit saudit, Mohammed bin Salman është thënë të jetë vrarë, duke i gjymtuar trupin në ambasadën saudite në Stamboll.

Autoritetet turke fillimisht kanë mohuar se vrasja e Kashoggit ka ndodhur në ambasadë, derisa pas presionit të madh ndërkombëtar ata kanë pranuar se vrasja ka qenë e planifikuar, mirëpo kanë kundërshtuar pretendimet se princi saudit ka qenë i përfshirë në vrasje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...