Mbyllen hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane

E Enjte, 21 February 2019 22:03

Hetimi për dyshimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjes presidenciale amerikane të vitit 2016, ka përfunduar. Prokurori i përgjithshëm Bill Barr po përgatitet sipas CNN-it, të njoftojnë javën e ardhshme se prokurori i posaçëm Robert Mueller i ka dorëzuar raportin përfundimtar së bashku me një përmbledhje sekrete, për të cilën kreu i Departamentit të Drejtësisë, do të vendosë nëse do t’ia paraqesë Kongresit.

Rrjeti amerikan raporton se përgatitjet e fundit janë treguesi më i qartë se prokurori Mueller i ka dhënë fund hetimit që zgjati për mbi dy vjet. Megjithatë, koha për ta bërë këtë njoftim mund të ndryshojë, së bashku me atë se çfarë do t’i paraqesë Kongresit Prokurori i Përgjithshëm.

Por për shkak se presidenti do të udhëtojë jashtë vendit së shpejti, për t’u takuar me udhëheqësin verikorean Kim Jong Un, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë, sipas CNN-it, do të përpiqen të mos ndikojnë përpjekjet diplomatike të Shtëpisë së Bardhë.

Departamenti i Drejtësisë dhe zyra e prokurorit të posaçëm, nuk kanë bërë asnjë koment. Me herët Prokuroi i Përgjithshëm Bill Barr ka deklaruar se dëshiron të jetë sa më "transparent" që të jetë e mundur me Kongresin dhe publikun.

Presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht bashkëpunimin me Rusinë dhe e ka quajtur hetimin si një “gjueti shtrigash”. Moska gjithashtu ka mohuar çdo ndërhyrje. Deri tani, 34 veta dhe tre kompani kanë pranuar akuzat, janë paditur ose po hetohen, duke përfshirë disa ish-këshilltarë të Trump-it.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...