Nis takimi Trump-Kim Jong Un, biseda kokë më kokë dhe darka

E mërkurë, 27 February 2019 12:50

Ka nisur takimi i dytë mes Donald Trump dhe Kim Jong-un. Mediat raportojnë se samiti nisi në orën 18:30 (me atë lokale) 12:30 me orën tonë në Sofitel Legend Metropole Hotel në Hanoi të Vietnamit. Në qendër të takimit do të jenë negociatat për denuklearizim si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në qëllim të paqes së qëndrueshme.

Programi përfshin një takim “kokë më kokë” midis dy udhëheqësve, i cili pritet të zgjasë për 20 minuta dhe më pas një “darkë sociale” të hapur për bashkëpunëtorët më të ngushtë, e cila parashikohet të zgjasë rreth dy orë.

Ndërsa priste takimin zyrtar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shkruar në Twitter informacione mbi të ardhmen e mundshme të Koresë së Veriut. Ai ka përmendur potencialit ekonomik të vendit në rast se denuklearizohet.

STATUSI I TRUMP

“Vietnami – shkruan manjati – po lulëzon si pak vende në botë. Koreja e Veriut mund të jetë e njëjtë dhe shumë shpejt nëse vendos të denuklearizohet”. Potenciali, shton ai, “është mbresëlënës. Kjo është një mundësi e mrekullueshme, që pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shokut tim Kim Jong-un. Do ta njohim shumë shpejt”,- thotë Trump.

PROGRAMI I KIM JONG UN

Pas takimit me Trump, Kim Jong-un do të qëndrojë në Vietnam për dy ditë, duke ndjekur formulën e “vizitës zyrtare të miqësisë”. Kjo u njoftua nga KCNA, sipas të cilës udhëheqësi i Koresë së Veriut u informua të martën rreth gjendjes së bisedimeve operacionale me SHBA-në. Gjatë vizitës së tij në ambasadën e Koresë së Veriut të martën, Kim i kërkoi diplomatëve të bëjnë më shumë përpjekje për të thelluar bashkëpunimin me Vietnamin.

Modifikuar më E mërkurë, 27 February 2019 12:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...