BE paralajmëron: Kujdes nga sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve evropiane

Premte, 01 Mars 2019 15:37

Ndërsa zgjedhjet në Bashkimin Evropian po afrojnë, Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike I ka bërë thirrje vendeve të BE-së të marrin masat e duhura për sa i përket sigurisë kibernetike dhe dezinformimit gjatë zgjedhjeve europiane të 26 majit.

Në një dokument të bërë publik, Agjencia thekson, në veçanti, disa rekomandime sipas të cilave shtetet anëtare duhet të tregojnë kujdes për të përmirësuar sigurinë e informacionit.

Agjencia fton shtetet anëtare të BE-së të “zbatojnë një teknologji që identifikon modelet e pazakonshme të trafikut që mund të lidhet me përhapjen e keqinformimit ose sulmeve kibernetike në procesin zgjedhor”.

Ajo thekson se “duhet të futet një detyrim ligjor për të zbatuar një nivel të lartë të sigurisë në sistemet e tyre, proceset dhe infrastrukturën.”

“Është e domosdoshme që të gjithë aktorët, përfshirë partitë politike, të punojnë për të adresuar në mënyrë adekuate skenarët e kërcënimeve kibernetike dhe sulmeve,” thekson Udo Helmbrecht, drejtor ekzekutiv i I Agjencisë për Sigurinë Kibernetike në BE

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...