Erdogan kërcënon të zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve lokale

Saturday, 02 Mars 2019 09:09

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po akuzohet se po sillet si “diktator” pas kërcënimit për të hequr kryebashkiakët pro-kurdë që zgjidhen në votimet lokale të këtij muaji. Paralajmërimi i Erdoganit vjen ndërsa partia e tij AK përballet me humbje të thella në gjithë vendin.

Zoti Erdogan, duke folur para përkrahësve të tij, bëri një paralajmërim të fortë për votuesit e juglindjes me shumicë kurde në Turqi, duke thënë që nëse votojnë për kandidatët që simpatizojnë grupin separatist kurd PKK, ata që zgjidhen do të hiqen nga detyra. 

“Nëse mundësitë që jep shteti, ia kaloni Kandilit (vendi ku kanë bazën udhëheqësit e PKK-së në Irakun Verior fqinj), ne do të emërojmë menjëherë dhe pa pritur aspak, të besuarit tanë”, u tha zoti Erdogan përkrahësve të tij që brohorisnin.

Paralajmërimi ka në shënjestër partinë e dytë më të madhe të opozitës në Turqi, HDP-në pro-kurde, të cilën Ankaraja e akuzon se është krahu politik i PKK-së, një akuzë që vetë forca politike e mohon, shkruan voa. Udhëheqja e HDP-së po u bën thirrje votuesve që të rimarrin kontrollin e qyteteve, që janë në duart e Ankarasë.

Partia pro-kurde hedh poshtë akuzat për terrorizëm kundër kandidatëve të saj. “Nëse heqin një nga kandidatët tanë të suksesshëm, nuk është se kryebashkiakët tanë që zgjidhen janë terrorisët, por se Erdogan është diktator”, tha kreu honorifk i HDP-së, Ertugrul Kurkcu.

Ai vuri në dukje se Bordi i Lartë i Zgjedhjeve i ka verifikuar kandidatët e HDP-së dhe se çdo pretendim për shkelje nga kandidatët e saj, duhet të jenë objekt i sistemit të drejtësisë, jo presidentin. Paralajmërimi i Erdoganit po interpretohet si përpjekje për frikësim të votuesve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...