Tusk: Zgjedhjet evropiane rrezikohen nga ndërhyrje armiqësore të huaja

Tuesday, 05 Mars 2019 22:10

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, paralajmëroi për ndërhyrje të huaja armiqësore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do të mbahen në muajin maj.

Në një konferencë për media në Bruksel, Tusk tha se ekziston kërcënimi për sulme, të ngjashme me fushatat e manipulimit të opinionit publik, që, sipas tij, kanë ndodhur në përpjekje për të ndikuar referendumin për daljen e Britanisë nga BE-ja në vitin 2016, si dhe zgjedhjet në vende të tjera evropiane.

“Ka forca të jashtme anti-evropiane që përpiqen, hapur ose fshehurazi, t’i ndikojnë zgjedhjet demokratike të evropianëve”, tha Tusk.Tusk nuk e përmendi në mënyrë specifike Rusinë, por Qeveria britanike ka thënë se Rusia ka bërë përpjekje të manipulojë votimin për Brexit.“Mos lejoni që partitë politike të cilat janë të themeluara nga forca të jashtme armiqësore, të vendosin mbi përparësitë kyçe të BE-së dhe udhëheqjen e institucioneve evropiane” deklaroi Tusk.

Franca dhe Gjermania po ashtu kanë thënë se Rusia ka bërë përpjekje të ndikojë në zgjedhjet e tyre.

Modifikuar më Tuesday, 05 Mars 2019 22:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...