Britania kërkon kohë, deputetët votojnë shtyrjen e datës së largimit nga BE

E Enjte, 14 Mars 2019 19:49

Deputetët britanikë aprovuan në Dhomën e Komunëve një amendament që kërkon shtyrjen e largimit zyrtar nga Bashkimi Europian deri me 30 qershor.

Kjo do t’i japë kohë atyre që të gjejnë një qasje alternative për Brexit. Tashmë qeveria britanike do t’i kërkojë zyrtarisht BE-së që vendi të mos largohet me 29 mars, por në një datë tjetër. Për të mbështetur këtë, kryeministrja Theresa May do të prezantojë të premten një plan të ri negociatash.

Gjatë votimeve në parlament, May arriti të mbante drejtimin e procesit Brexit duke mposhtur me vetëm dy vota diferencë propozimin që i kalonte parlamentit kontrollin mbi Brexit.

Ndërkohë, më herët ligjvënësit refuzuan mbajtjen e një referendumi të dytë për Brexit me 334 vota kundër dhe 85 pro. Kjo ishte hera e parë në dhomën e komunëve që votohej për një propozim të tillë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjykata liron kreun e Dhomës së Tregtisë në Lezhë, Paloka: U përballa me një maskaradë të drejtë(z)isë …

Aktualitet

Gjykata liron kreun e Dhomës së Tregtisë në Lezhë, Paloka: U përballa me një maskaradë të drejtë(z)isë …

Gjykata e Lezhës ka nxjerrë nga qelia kreun e Dhomës së Tregtisë të arrestuar tre ditë më parë në kuadër të një hetimi për vdekjen e një punëtori në një...

Turqia merr vendimin, hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE

Globi

Turqia merr vendimin, hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE

Refugjatët në Turqi ua mësynë kufijve evropianë të premten, pasi një zyrtar turk deklaroi se kufijtë janë hapur, në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Siri.Të enjten, 33 ushtarë turq...

Ëndërronte të bëhej futbollisti i njohur, i riu përfundon në ...

Sport

Ëndërronte të bëhej futbollisti i njohur, i riu përfundon në ...

E pranoi që në çastin e parë kur u mor në pyetje nga policia: ‘Është e vërtetë, kam ardhur këtu për të shitur drogë’. Tani dëshiron ta nisë nga e para...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!