Evakuohet qendra e Manchesterit, policia gjen dy bomba

Premte, 03 May 2019 22:00

Qendra e qytetit të Manchesterit është rrethuar dhe bllokuar nga policia, disa momente pasi që u gjetën dy çanta të mbushura me eksplozivë.

Skuadra e çmontimit ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë vendosur në funksion robotët të cilët veprojnë në rast rreziku.

Ndërkaq policia është detyruar që ta evakuojë tërë qendrën e qytetit e më pas ta bllokojë, si shkak i alarmit për një sulm masiv me bombë.

Qyteti sot është alarmuar kur u dhanë dy raportime se janë gjetur bomba, njëra në librarinë e qytetit e tjetra në sheshin qendror.

Ndërkaq, një 26 vjeçar është arrestuar ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.

Zyrtarët policorë thanë se ata kanë arritur t’i çmontojnë të dyja bombat. Sipas tyre, menjëherë pasi që u çmontua bomba e parë, u raportua për një të dytë, në tualetin e meshkujve të librarisë së qytetit.

Sipas tyre “Qendra e qytetit për momentin mbetet e në rrezik, dhe të gjithë banorët janë evakuuar, ndërsa rrugët janë të bllokuara për t’i ndaluar të gjithë qytetarët të mos hyjnë”, raporton Daily Mail.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...