Zyrtarët amerikanë informojnë kongresin për kërcënimin nga Irani

Tuesday, 21 May 2019 22:08

Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Donald Trump po informojnë të martën me dyer të mbyllura anëtarët e Kongresit lidhur me kërcënimin që ata thonë se paraqet Irani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, shefi i shtabit, gjeneral Joseph Dunford dhe një zyrtar i zbulimit që nuk është identifikuar kanë në plan të flasin me ligjvënësit, pas ditësh dyshimesh të shprehura nga zyrtarë amerikanë sipas së cilëve Irani ishte përgjegjës për sulmet e javës së kaluar kundër dy stacioneve saudite të naftës dhe një sabotazh më herët në katër cisterna nafte.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif sugjeroi të hënën që Presidenti amerikan Donald Trump “të provojë respektin” në vend që të bëjë kërcënime.Ai po reagonte ndaj një postimi të preisdentit Trump në Twitter të dielën, ku ai thoshte: “Nëse Irani do të luftojë, ky do të ishte fundi zyrtar i Iranit. Kurrë më mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”/Zeri i Amerikes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...