Rezultatet/ Si ndryshon Parlamenti Evropian pas zgjedhjeve

Hënë, 27 May 2019 11:51

Numërimi i votave për Parlamentin Evropian vijon ende, por trendi i deritanishëm po tregon një rezultat të favorshëm për partitë radikale dhe të gjelbrit, ndërsa grupet historike kanë pësuar goditje të konsiderueshme

Bashkimi Evropian do të duket ndryshe pas zgjedhjeve për Parlamentin, që i dhanë një goditje të fuqishme dy grupeve politike historike, Partive Popullore Evropiane (PPE) dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD).

Ndërkohë që numërimi i votave vijon ende, 179 eurodeputetë kanë siguruar deri më tani të djathtët e PPE-së, duke mbetur grupi më i madh në Parlamentin Evropian me 751 vende, por ky numër është shumë i vogël nga 216 eurodeputetë që kishin mandatin e kaluar. Ndërsa të majtët e SD do të zënë 150 karrige në Parlamentin e ri nga 187 që kishin në mandatin që u mbyll.

Aleanca e Liberalëve (En Marche), e udhëhequr nga partia e Emmanuel Macron, u rendit e treta, me 108 eurodeputetë, por pavarësisht këtij rezultati, shoku që po përjetohet në Francë është i madh për shkak të avantazhit të Aleancës Europiane për Njerëzit dhe Kombet (ex-ENF). Kjo e fundit që drejtohet nga Matteo Salvini dhe Marie Le Pen ka arritur të sigurojë 71 eurodeputetë dhe ka dalë parti e parë në Francë dhe Itali.

Të Gjelbrit kanë arritur gjithashtu një rezultat surprizë në këto zgjedhje me 68 eurodeputetë të fituar. Sipas të dhënave, 1 në 3 të rinj në Gjermani ka votuar për këtë parti, duke e renditur të dytën në shtetin më të madh të BE-së.

Ndonëse kanë dalë grupi i parë në PE, Partitë Popullore nuk do të munden të zgjedhin të vetme kryetarin e ri të Komisionit Evropian. Manfred Weber, i cili është kandidati i PPE-së për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Partisë së Gjelbër që të formojnë një koalicion në Parlamentin Evropian.

Për të mësuar më shumë mbi impaktin që kanë patur në shtetet e BE-së këto votime, klikoni në ->“Zgjedhjet në PE”

-Përbërja e Parlamentit Evropian pritet të jetë kjo (numërimi i votave vijon ende):

PPE – 179 deputetë (37 më pak)

SD – 150 deputetë (37 më pak)

ALDE + En Marche – 108 deputetë (39 më shumë)

ex-ENF – 71 deputetë (35 më shumë)

Të Gjelbrit – 68 deputetë (16 më shumë)

ECR – 57 deputetë (20 më pak)

5 yjet + Brexit – 44 deputetë (2 më shumë)

GUE/NGL – 38 deputetë (14 më pak)

Partitë e tjera – 36 deputetë (16 më shumë)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...