Britania e Madhe nis procedurat për zgjedhjen e kryeministrit të ri

E Enjte, 13 June 2019 13:21

Deputetët konservatorë nisin sot procesin e zgjedhjes së kreut të ri të partisë dhe kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Raundi i parë i votimit sekret do të mbahet më vonë në Dhomën e Komunëve dhe rezultatet e para pritet të dalin rreth pasdites. Secili nga 10 kandidatët që nuk arrin të sigurojë të paktën 17 vota do të eliminohet nga gara.

Votime të tjera do të mbahen javën e ardhshme, dhe dy kandidatët me më shumë mbështetje do të përballen në një balotazh. Emri i atij që do të pasojë Theresa May pritet të shpallet në 22 korrik.

Ish kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson, konsiderohet si favorit, me më shumë mbështetje se rivalet e tij mes ligjvënësve konservatorë. Pretendentë të tjerë të rëndësishëm janë Michael Gove, Dominic Raab dhe Jeremy Hunt./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...