Zgjedhje në Stamboll për demokracinë

Saturday, 22 June 2019 11:36

Miliona votues në Turqi do u drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Stambollit.

Zgjedhjet në qytetin më të madh të vendit vijnë pasi partia në pushtet kontestoi rezultatet e procesit të 31 marsit me pretendimin për parregullsi.

Kandidati i opozitës, Ekrem Imamoglu, atëkohë fitoi me 0,2 për qind kundrejt rivalit të partisë kryesore, Binali Jildrim.

Republikani Imamoglu i cili duket përsëri më i favorizuari në sondazhe thotë se retorika e tij nuk ka ndryshuar.

"Vazhdojmë të bëjmë të njëjtat premtime si më parë por kemi një agjendë ndryshe. Jemi më pro demokracisë pasi ndodhemi në zgripin e saj,"-tha Imamoglu.

Qeveria nacionaliste e Turqisë, por edhe vetë presidenti Erdogan, në javët e fundit nuk kanë kursyer etiketimet për kandidatin e opozitës, duke e quajtur Imamoglunë grushtshtetas, grek, vegël të Amerikës apo mbështetës të presidentit autokrat Sisi në Egjipt.

Për shumë qytetarë, këto zgjedhje kanë shumë rëndësi.

Aliye Dikman: "Jam kthyer nga Izmiri për të përmbushur detyrën time si qytetare, dhe i thashë bashkëshortit tim se do të votoja Imamoglunë. Një votë është prapë votë. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme pasi njerëzit kanë disa pikëpyetje të cilat duan përgjigje, edhe pse rezultati mund të mos ndryshojë."

Qendrat e votimit në qytetin me 16 milionë banorë të Stambollit pritet të hapen të dielën në mëngjes herët, dhe rezultatet do të shpallen gjatë orëve të darkës.

Modifikuar më Saturday, 22 June 2019 14:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...