Qeveria e Erdoganit asgjëson 300 mijë libra të Gylenit

E mërkurë, 07 August 2019 13:51

Qeveria e Presidentit Erdogan ka asgjësuar mbi 300 mijë libra të klerikut musliman Fet’hullah Gylen gjatë tre viteve të fundit, lëvizjen e të cilit e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016.

Gyleni e ka mohuar përfshirjen në grushtin e shtetit.

Librat janë hequr nga shkollat dhe libraritë e vendit dhe janë asgjësuar – 301,878 kopje, sipas ministrit të arsimit Zija Selçuk.

Disa media turke raportojnë se një pjesë e librave janë djegur.

Portali TurkeyPurge, i krijuar jashtë Turqisë nga disa gazetarë, në mbrojtje të lirisë së shtypit pas raprezaljes së qeverisë së Erdoganit ndaj shtypit, në vijim të grushtit të shtetit, raporton se disa libra matematike janë ndaluar, pasi përmbanin inicialet e Fet’hullah Gylenit në fraza si “drejtëza nga pika F në pikën G”.

Një tjetër gazetë, BirGün, raporton se rreth 1.8 milionë kopje librash janë shkatërruar ose rishtypur, pasi përmbanin fjalën “Pensilvani”, shteti në SHBA ku jeton Gyleni.

Të tjera media raportojnë se emrat e disa rrugëve që mbanin mbiemrin Gylen janë ndryshuar nga qeveria.

“PEN International”, një organizatë që mbron të drejtat e shkrimtarëve dhe gazetarëve, ka njoftuar mbylljen e së paku 29 shtëpive botuese në Turqi. Një raport i saj i vitit 2018, arriti në përfundimin se qeveria turke ka mbyllur mbi 200 media, ka hetuar apo arrestuar të paktën 80 autorë shkrimesh dhe ka hequr nga puna 5.822 profesorë në 118 universitete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...