SHBA-ja shtyn vendosjen e tarifave ndaj mallrave të Kinës

Tuesday, 13 August 2019 21:11

SHBA-ja e ka shtyrë vendosjen e tarifave për disa importe nga Kina deri më 15 dhjetor, për shkak të “sigurisë kombëtare dhe faktorëve të tjerë”. Prodhimet përfshijnë telefona celularë, laptopë, disa lodra, monitorë kompjuterash, këpucë dhe veshmbathje.

Lajmi befasues nga zyra e përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara ngjallën një rritje prej 5% të aksioneve të kompanisë amerikane Apple.

Njoftimi u bë i ditur disa minuta pasi ministria e Tregtisë e Kinës tha se zëvendës-kryeministri, Liu Ai kishte zhvilluar një telefonatë me zyrtarët e tregtisë amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se do të vendosë një tarifë prej 10 për qind në 300 miliardë dollarë të mallrave kineze, duke fajësuar Kinën që nuk i zbatoi premtimet për të blerë më shumë produkte bujqësore amerikane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...