Trump në kërkim të trojeve të reja, do të blejë ishullin e akullit

Premte, 16 August 2019 21:40

Presidenti Donald Trump duket se është në kërkim të blerjes së trojeve të reja. Pasi i vlerësoi plazhet e Koresë së Veriut si "plazhe fantastike" për apartamente pushimi, ai dëshiron të blejë tani edhe Groenland.

A është presidenti Donald Trump në kërkim të hyrjes në librat e historisë apo po punon sërish në punën e tij të dikurshme si biznesmen i imobilieve? Sidoqoftë, ideja e tij të kujton blerjen e Alaskës në vitin 1867. Atëkohë SHBA e blenë rajonin e shtetit më verior federal amerikan nga perandoria ruse e carëve - për një çmim mjaft të lirë, 7,2 milionë dollarë, sot kësaj shifre i përket një vlerë prej 120 milionë dollarësh.

Sipas të dhënave të qarqeve të brendshme, Trump me sa duket po përgatit blerjen e Groenlandës nga ana e SHBA.

Edhe Harry Truman donte të blinte Groenland

Presidenti është i interesuar për burimet natyrore dhe rëndësinë gjeostrategjike të pjesës në verilindje të Kanadasë, thuhet. Sipas gazetës "Wall Street Journal" disa këshilltarë të Trumpit shohin avantazhe për SHBA nga blerja e ishullit, të tjerë flasin për "një impresionim të përkohshëm" të presidentit amerikan.

Kaq e re kjo ide nuk është. Një nga paraardhësit e Donald Trump, Harry Truman kishte nxitur idenë e blerjes së Groenlandit për 100 milionë dollarë. Groenland është ishulli më i madh i Tokës. Në ishullin e mbuluar në 80% të tij nga akulli, e që ndodhet mes Atlantikut të Veriut dhe Detit Polar ndodhet edhe baza ushtarake amerikan, Thule Air Base. Ky ishull, krahas Antarktidës ka dendësinë më të vogël të popullsisë në botë.

Groenland ka tani statusin e një territori të pavarur të Danimarkës.

Trump, i cili tani ndodhet me pushime në klubin e golfit, Bedminster do të qëndrojë në fillim të shtatorit gjatë vizitës në Europë edhe në Danimarkë. Nuk ka të dhëna, se ai do të flasë në Danimarkë për blerjen e ishullit. Më parë Trump ka lëvduar "plazhet fantastike" të Koresë së Veriut, si një vend ideal për apartamente pushimesh./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...