Izrael, Netanjahu bën thirrje për qeveri uniteti

E Enjte, 19 September 2019 15:38

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bëri thirrje të enjten kundërshtarit të tij kryesor Benny Gantz që të formojnë së bashku një qeveri uniteti, në kushtet kur zgjedhjet e përgjithshme nuk nxorrën një fitues të qartë.

Nëpërmjet një mesazhi filmik zoti Netanjahu tha se shpresat e tij për krijimin e një qeverie të krahut të djathtë nuk janë të mundshme për shkak të rezultatit në zgjedhje.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim dhe i kërkoi zoti Gantz që të krijojë sa më parë një “qeveri uniteti me bazë të gjerë”.

 

Zoti Gantz, i Partisë së qendrës Bardhë e Blu, ka thënë se ai nuk do të bëhej pjesë e një qeverie uniteti për sa kohë që zoti Netanyahu do të ishte në krye të partisë Likud. Sipas një zëdhënësi zoti Gantz pritet të bëjë të ditur qëndrimin e tij më vonë gjatë ditës (e enjte).

Asnjë nga partitë nuk arriti të fitojë 61 vendet e nevojshme për të siguruar shumicën në parlamentin prej 120 anëtarësh. Partia Bardhë e Blu gëzon një avantazh prej dy vendesh në raport me partinë Likud.

Në mungesë të një fituesi të qartë duket se fati i qeverisë së ardhshme ndodhet në duart e Avigdor Liebermanit, kreu i partisë Yisrael Beytenu (Izraeli Shtëpia Jonë) Ai ka thënë vazhdimisht se është në favor të një qeverie uniteti, duke nënkuptuar një qeveri që do të përfshinte partinë e tij krahas atë Bardhë e Blu dhe Likud. /Voa/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...