VIDEO/ Fjalimi i fortë i Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Tuesday, 24 September 2019 17:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e filloi fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u kujtuar liderëve botërorë se SHBA-ja është "kombi më të fuqishëm në botë".

Ai përmendi shpenzimet "mbi 2.5 trilion dollarëshe për ushtrinë” që kur ai e mori detyrën, duke thënë se shpreson se nuk do të ketë nevojë të përdorë kurrë këtë fuqi, raporton Rel.

Duke folur për pikën më të nxehtë të zhvillimeve në botë, atë të raporteve me Iranin, Trump e fajësoi Iranin për sulmin ndaj objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

"Liderët e Iranit po ushqejnë luftërat tragjike si në Siri ashtu edhe në Jemen", tha Trump, duke shtuar se përderisa sjellja e rrezikshme e Iranit vazhdon, sanksionet nuk do të hiqen, por do të fuqizohen.

"Një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë me të cilat përballen vendet e që duan paqen sot është regjimi shtypës në Iran", tha Trump.

Situata në Lindjen e Mesme zuri një pjesë të madhe të fjalimit të presidentit Trump.

Duke folur për Afganistanin, pas ndërprerjes së bisedimeve të paqes me talibanët, presidenti Trump tha se “fatkeqësisht talibanët kanë vendosur të vazhdojnë me sulmet e tyre mizore”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët tjerë të koalicionit në Afganistan, për të luftuar terrorizmin.

Sa i përket raporteve me Kinën, presidenti Trump tha se Kina ka refuzuar të miratojë reformat e premtuara dhe në vend të kësaj, ajo ka përqafuar një model ekonomik të varur nga barrierat masive të tregut, subvencioneve të shtetit manipulimit të monedhave e të tjera.

Presidenti Trump edhe këtë vit ka folur kundër globalizmit duke thënë se “e ardhmja u përket patriotëve dhe jo globalistëve”.

Ai u bëri thirrje liderëve të fuqizojnë vendet e tyre dhe të ngrisin dinjitetin e njerëzve.

Modifikuar më E mërkurë, 25 September 2019 09:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...