Turqia dhe Greqia përplasen për çështjen e emigrantëve

Saturday, 05 October 2019 10:33

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, e akuzoi Turqinë se po mundohet të “shfrytëzojë” krizën e migrantëve për qëllimet e veta, dhe tha se Ankaraja “duhet të kontrollojë flukset e migrantëve”.

Greqia po ballafaqohet me një rritje të numrit të migrantëve që vijnë nga territori i Turqisë. Kampet e migrantëve, kryesisht sirianë dhe afganë, janë mbipopulluar duke e shtyrë qeverinë greke të shpallë politika më të ashpra për të frenuar numrin e tyre.

“Turqia ka aftësinë të kontrollojë numrin e migrantëve në Egje. Nuk duhet të krijojë përshtypjen se po e shfrytëzon këtë çështje për agjendat e veta gjeopolitike”, tha ai.

Numri i migrantëve në Greqi u zvogëlua pasi Bashkimi Evropian dhe Turqia ranë dakord në vitin 2016 për të mbyllur rrugën e Egjeut. Mirëpo, gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti, sërish kishte rritje të numrit të migrantëve.

Turqia, e cila mbanë 3.6 milion refugjatë sirianë, ka kërcënuar se do të “hapë portat” nëse Ankaraja nuk merr mbështetje të përshtatshme ndërkombëtare për një plan për të zhvendosur 1 milion refugjatë në veri të Sirisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...