“Prioritet i qeverisë është largimi nga BE-ja më 31 tetor” Mbretëresha Elizabetë çel sesionin parlamentar në Britani

Hënë, 14 October 2019 15:25

Mbretëresha Elizabetë e Mbretërisë së Bashkuar e ka filluar fjalimin e saj në Pallatin Mbretëror duke thënë se prioritet i qeverisë britanike gjithmonë ka qenë largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Sidoqoftë, ajo ka theksuar se qeveria e dëshiron një marrëdhënie të re bashkëpunuese me Bashkimin Evropian, e cila do të jetë e ndërtuar mbi themelin e tregtisë së lirë.

Mbretëresha njoftoi edhe për ndryshimet që do të ndodhin pas largimit të vendit nga BE-ja. Kështu, do të ketë rregullore të reja për peshkatarinë dhe bujqësinë dhe do të futet në fuqi një ligj i ri për imigrimin, duke i dhënë fund lirisë së lëvizjes.

Ajo shtoi se plani i ri ekonomik i qeverisë britanike do të jetë i mbështetur në një strategji të re fiskale. Sipas saj, do të ketë edhe reforma në sistemin e kujdesit social për personat e rritur.

Tutje, mbretëresha tha se qeveria është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit. Do të ketë masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ujit dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve, shkruan “The Guardian”./Gazeta Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...