Protestat anti-qeveritare në Irak, mbi 150 të vrarë

Tuesday, 22 October 2019 22:06

Autoritetet në Irak bënë të ditur se 157 njerëz janë vrarë në protestat e fundit anti-qeveritare në Bagdad dhe qytete të tjera të këtij vendi.

Gjetjet e publikuara nga ekipet hetuese zbuluan se në mesin e të vrarëve në dhunë janë 149 civilë dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat në Irak janë zhvilluar javën e parë të tetorit për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit.

Në raportin e ekipeve hetuese thuhet se vdekjet janë shkaktuar kryesisht me armë zjarri, ndërsa ka pasur edhe shënjestrime me snajperë.

“Oficerët dhe komandantët e kanë humbur kontrollin mbi forcat e tyre gjatë protestave dhe kjo ka shkaktuar kaos”, thuhet në raport.

Protesta të reja anti-qeveritare në Irak pritet të nisin më 25 tetor.

Iraku ka një popullsi prej afro 40 milionë banorësh dhe është prodhuesi dhe eksportuesi i pestë më i madh i naftës në të gjithë botën, por shkalla e varfërisë së përgjithshme vlerësohet të jetë mbi 20 për qind./REL

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...