E rrallë në Belgjikë: Kryetari i bashkisë `nuk zbaton` ligjin për dëbimin e një familje shqiptare

E mërkurë, 23 October 2019 11:19

Paul Magnette kryetari i bashkisë së qytetit Charleroi në Belgjikë “ka thyer” ligjet e vendit, duke i dalë në krah një familje shqiptare.

Sipas medias vendase `DH.be` politikani i njohur i cili sapo është zgjedhur edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, kreu një veprim jashtëzakonisht të rrallë duke urdhëruar policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Rasti ka të bëjë me një familje shqiptare të vendosur në Charleroi prej 8 vitesh.

Fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje. Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt, vendosi ta riatdhesonte atë.

Ky vendim ndezi një demonstrim solidariteti javën e kaluar në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër dhe mbështetës të dy shkollave shpallën publikisht mbështetjen e tyre.

Pas kësaj kryetari i bashkisë Magnette vendosi, që të mos ekzekutojë këtë urdhër të qendrës.

"Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia", deklaroi ai duke mbrojtur vendimin e rrallë që mori në favor të familjes shqiptare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjirokastër, 68-vjeçari përfundon te Trauma pas sherrit me grushte

Aktualitet

Gjirokastër, 68-vjeçari përfundon te Trauma pas sherrit me grushte

Një 68-vjeçar nga Gjirokastra ka përfunduar në spitalin e Traumës pas një konflikti me një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër, ku  shtetasi...

Kanada, kryeministri Trudeau zgjedh kabinetin e ri qeveritar

Globi

Kanada, kryeministri Trudeau zgjedh kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau shpalli kabinetin e tij të ri, ndërsa liberalët filluan një mandat të dytë sfidues në një qeveri të pakicës, mes pakënaqësisë në rritje në provincat...

BE kërkon t’i jepet fund dhunës në Iran

Globi

BE kërkon t’i jepet fund dhunës në Iran

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale” në trajtimin e protestave që kanë tronditur vendin ditët e fundit. Një zëdhënëse e BE-së të enjten u shprehu ngushëllime familjeve...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!