Pas liderit të IS, vritet edhe zëdhënësi i grupit militant

Hënë, 28 October 2019 16:16

Pas vrasjes së liderit të IS, Abu Bakr al-Baghdadi, në Siri, sot është njoftuar se është vrarë edhe zëdhënësi i grupit militant. Forcat Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët në Siri kanë thënë se zëdhënësi i grupit militant, Shteti Islamik (IS) është vrarë në një operacion të përbashkët të Shteteve të Bashkuara.

Operacioni ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 27 tetor se lideri i IS është vrarë gjatë bastisjeve të Shteteve të Bashkuara në Siri. Komandanti i Forcave Demokratike Siriane, (FDS) Mazloum Abdi ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zëdhënësi i IS-it, Abu Hassan al-Muhajir është “shënjestruar” në një fshat afër qytezës, Jarabulus, afër kufirit me Turqinë, në një operacion të koordinuar në mes të inteligjencës së FDS-së dhe ushtrisë amerikane.

Në një postim tjetër, zëdhënësi i Forcave Demokratike Siriane, Mustefa Bali ka thënë se Muhajir është vrarë. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë një Londër ka konfirmuar vdekjen e Muhajirit, duke thënë se ai ka qenë në mesin e pesë pjesëtarëve të Shtetit Islamik, që është vrarë në operacionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, forcat amerikane kanë vrarë “një numër të madh” të militantëve të IS gjatë bastisjeve, të cilat kanë kulmuar me gjetjen e Baghdadit, i cili ka kryer shpërthyer një jelek-bombë në trupin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...