Qyteti gjerman shpall ’emergjencën naziste’, kundër rritjes së ekstremit të djathtë

Saturday, 02 November 2019 21:47

Qyteti gjerman i Dresdenit ka shpallur një ‘emergjencë naziste’ pas viteve të aktivitetit ekstremist të krahut të djathtë në qytet, tha një këshilltar lokal.

Këshilltarët e qytetit të Dresdenit këtë javë kaluan një rezolutë duke paralajmëruar se ekstremi i djathtë po rritet me forcë në qytetin lindor të Gjermanisë.

‘Fjala ‘Nazinotstand’ është një formulim i ekzagjeruar për faktin se ekziston një problem serioz, i ngjashëm me urgjencën e klimës, me ekstremizmin e krahut të djathtë deri në mes të shoqërisë,’ tha Max Aschenbach, këshilltar për ‘Die Partei’.

 

Aschenbach, i cili paraqiti mocionin, i tha ‘CNN’ se lëvizja ishte simbolike dhe nuk do të kishte pasoja juridike, por shërbeu për të nxjerrë në pah kërcënimin e paraqitur nga ekstremi i djathtë në Dresden.

Dresden është vendi ku lëvizja ‘PEGIDA’ (Evropianët patriotë kundër islamizimit të perëndimit) u shfaq së pari në 2013 dhe mitingje të rregullta mbahen ende në qytet.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 27.5% të votave në zgjedhjet shtetërore të këtij viti.

AfD u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që hyri në parlamentin kombëtar të Gjermanisë në pothuajse 60 vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...