Sfida të reja në Gjermani, 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

Tuesday, 05 November 2019 19:07

Nëntori shënon 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që i dha fund ndarjes së qytetit dhe simbolizoi rënien e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore dhe më pas në pjesën tjetër të Evropës Lindore.Ky përvjetor vjen ndërsa vendi përballet me pengesa të reja në debatin për imigracionin në Gjermani, që avokatët e refugjatëve po punojnë për t’i kapërcyer. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes njofton nga Berlini.

Gjermani, 2015. Qindra mijëra refugjatë mbërrijnë nën një program që që nga momenti i parë e ka trazuar politikën e Gjermanisë ndërsa e djathta e skajshme e Gjermanisë është fuqizuar dhe përkrahësit e refughatëve janë mobilizuar.

“Ruckenwind” është një nga qindra projektet në Berlin që ka si synim asimilimin e imigrantëve të sapombërritur.

Zgjidhja e tyre e thjeshtë? Vendasit dhe të porsaardhurit të punojnë së bashku për të rregulluar biçikletat.

“Refugjatët nuk kanë rroga të mëdha, prandaj nuk e bëjmë këtë thjesht sepse është zbavitëse të përdorësh biçikletën. Jo! Kjo është një mënyrë pa shumë shpenzime për të shkuar në qendrën e punës, apo universitet”, thotë Graham Pope, vullnetar me projektin “Ruckenwind”.

Kayvan, mbërrit si pjesë e një vale të re imigracioni, duke lënë pas një karrierë si mekanik makinash në Iran.

“Më intereson të punoj me biçikleta tani sepse në të ardhmen mund të rregulloj biçikleta në ndonjë kompani, apo të punoj në mënyrë të pavarur”, tha ai.

Në një qytet që dikur identifikohej me Murin, rrjete vullnetarësh dhe grupe të komunitetit, përçojnë një vizion të një Gjermanie gjithëpërfshirëse, që ekpertët thonë se tani për tani vazhdon të ekzistojë.

“Gjermania është për të shtatin vit me radhë, vendi evropian me numrin më të madh të azilkërkuesve. Pra deri në një farë mase, vazhdon të jetë një vend mikpritës. Por e vërteta është se kemi parë reagime të hapura që nga viti 2015. Ajo që ndodhi (me valën e imigrantëve) shkaktoi reagime nga një pjesë e popullatës”, thotë Mona Günnewig, e Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pas disa fitoreve elektorake nga partitë kundër imigracionit, kancelarja gjermane Angela Merkel, iu nënshtrua presionit të partisë së saj, dhe vuri kufizime.

Nuk është hera e parë që gjermanëve u duhet të përballen me debatin e imigracionit. Imigrantët turq, shkuan si punëtorë të përkohshëm në vitet1960 dhe 1970. Atyre u është dashur shumë kohë të pranohen në shoqërinë gjermane.

“Brezi i vjetër, si babai im për shembull, nuk kishte miq gjermanë. Brezi i ri është gjithnjë e më i integruar dhe është gjithnjë e më shumë gjerman sesa turk. Ne kemi mundësinë të zgedhim ato gjëra të mira që kemi nga kuktura turke dhe të mirat nga ajo gjermane: Disiplinën gjermane dhe ngrohtësinë turke”, thotë Mete Kocbay.

Njerëz nga kultura të ndryshme që takohen, jetojnë dhe punojnë së bashku.

Një histori po aq e vjetër sa rrota.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...