VOA/ Trump paralajmëron kartelet meksikane të drogës

E mërkurë, 06 November 2019 19:06

Nga Zeri i Amerikes/

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se kartelet meksikane të drogës duhet të "fshihen nga faqja e Tokës". Komentet erdhën pas ngjarjes në Meksikën veriore, ku anëtarë të dyshuar bandash masakruan nëntë gra dhe fëmijë amerikanë.

Anëtarët e kartelit të drogës mund të kenë vënë në shënjestër gabimisht automjetin e viktimave, duke e kujtuar për atë të një bande rivale droge, thanë zyrtarët meksikanë.

Presidenti Trump shkruante në Tweeter: "Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për spastrimin e këtyre monstrave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të afta ta bëjnë punën shpejt dhe në mënyrë të efektshme".

Por Presidenti Meksikan Andres Manuel Lopez Obrador refuzoi, duke thënë se qeveritë e mëparshme meksikane kanë provuar një zgjidhje ushtarake e cila "nuk ka funksionuar".

Pritë u zhvillua të hënën në një zonë të largët të shtetit verior Sinaloa të Meksikës, ku karteli Sinaloa ishte angazhuar në një luftë të gjatë dhe të përgjakshme me turmat me bandat rivale të drogës.

Modifikuar më E mërkurë, 06 November 2019 19:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...