Turqia fillon të hënën, kthimin e xhihadistëve nëpër shtetet e tyre

Saturday, 09 November 2019 08:38

Turqia do të fillojë, nga java e ardhshme, t'i kthejë xhihadistët e huaj nëpër vendet e tyre, tha të premten ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu. "Ju njoftojmë se do t'i kthejmë. Do të fillojmë ta bëjmë këtë nga e hëna", tha ai, duke iu referuar pjesëtarëve të grupit militant Shteti Islamik.

Më herët, këtë javë, Soylu ka thënë se Turqia ka në paraburgim afro 1,200 luftëtarë të huaj të Shtetit Islamik dhe se ka kapur 287 të tjerë në operacionin e saj të fundit në veri të Sirisë. "Do t'i kthejmë te ju. Bëni me ta si të doni", tha Soylu të premten në Ankara.

Turqia i ka kritikuar vendet perëndimore që kanë refuzuar t'i riatdhesojnë shtetasit e tyre, që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, madje duke ua marrë disave edhe shtetësinë.

Nuk është e qartë nëse Turqia do të jetë në gjendje t'i riatdhesojë ata që e kanë humbur shtetësinë. Edhe pse me Konventën e Nju Jorkut të vitit 1961 është jolegale që të lihet dikush pa shtetësi, disa vende, përfshrië Britaninë dhe Francën, nuk e kanë ratifikuar atë.

Britania ua ka marrë shtetësinë mbi 100 njerëzve që dyshohet se u janë bashkuar grupeve xhihadiste jashtë vendit./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...