OKB dhe SHBA ,thirrje qeverisë së Irakut të ndali dhunën ndaj protestuesve

Hënë, 11 November 2019 15:27

Kombet e Bashkuara dhe SHBA i kanë kërkuar qeverisë së Irakut të ndalojë përdorimin e dhunës kundër protestuesve, të kalojë reformat zgjedhore dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme. Qindra mijëra irakienë kanë dalë në rrugë që nga 1 tetori për të kërkuar më shumë punë, përfundim të korrupsionit dhe shërbime më të mira publike.

Të paktën 319 njerëz janë vrarë në protestat, ku forcat e sigurisë kanë gjuajtur raunde të gjalla dhe gaz lotsjellës.

Udhëheqësit e Irakut janë zotuar të mbajnë përgjegjësi ndaj kujtdo që përdor forcë të tepruar. Por Kombet e Bashkuara bënë thirrje për ndjekje të shpejta penale.

Pas një takimi në Bagdad të dielën, presidenti irakian, Barham Saleh, kryeministri, Adel Abdul Mahdi, Kryetari i Parlamentit, Mohammed al-Halbousi, dhe kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Fayek Zaydan, theksoi se protestat ishin të ligjshme.

Ata gjithashtu thanë që ata ranë dakord për nevojën e “reformës rrënjësore” dhe po përgatiteshin për një dialog kombëtar për të “rishikuar sistemin qeverisës dhe kushtetutën”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...