Dyshohet se do kryenin akte terroriste në Gjermani, 3 në pranga

Tuesday, 12 November 2019 20:59

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona të dyshuar si mbështetës të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS). Ata, dyshohet se kanë përgatitur sulme me bomba kundër jo-myslimanëve. Prokurorët në Frankfurt thanë se policia ka bastisur tri apartamente në qytetin Ofenbah, dhe ka arrestuar tre të dyshuarit.

I dyshuari kryesor, një 24 vjeçar, shtetas gjerman me origjinë maqedonase, ka siguruar materiale që nevojiten për të përgatitur eksploziv, dhe ka bërë kërkime në internet për armë të zjarrit. Dy të dyshuarit tjerë, 22 dhe 21 vjeç, janë shtetas turq, shkruan Rel.

“Operacioni është kryer në kohën e duhur për të parandaluar rrezikun”, tha prokurorja e Frankfurtit, Nadja Niesen. Ajo tha se të dyshuarit dukej se planifikonin sulme në rajonin Rhine-Main me qëllim të vrasjes “të sa më shumë, të ashtuquajturve jobesimtarë”.

Gjykata duhet të vendosë lidhur me masën e paraburgimit për të dyshuarit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...