BE kërkon t’i jepet fund dhunës në Iran

E Enjte, 21 November 2019 15:14

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale” në trajtimin e protestave që kanë tronditur vendin ditët e fundit.

Një zëdhënëse e BE-së të enjten u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve gjatë protestave në Iran dhe bëri thirrje për dialog për të zgjidhur tensionet.

“Ne presim që forcat e sigurisë së Iranit të ushtrojnë kufizime maksimale në trajtimin e protestave dhe që protestuesit të demonstrojnë në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme”, tha Maja Kocijancic në një deklaratë.

Protestat masive shpërthyen në Iran të premten e kaluar pasi qeveria ngriti me shpejtësi çmimin e benzinës, dhe trazirat u përhapën shpejt në qytete në të gjithë vendin.

Ndërsa zyrtarët konfirmuan pesë vdekje, grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha se mbi 100 demonstrues besohej se ishin vrarë dhe se numri i vërtetë mund të ishte deri në 200.

Zyrtarët iranian, ndërkohë, kanë arrestuar udhëheqësit e protestave dhe imponuan një ndërprerje gati të plotë të internetit.

Interneti është mbyllur prej ditësh në Iran, duke e bërë të vështirë marrjen e informacionit të besueshëm në lidhje me shtrirjen e trazirave.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...