Fiona Hill: Ukraina ndërhyri në zgjedhjet amerikane? Është një trillim i shërbimeve ruse

E Enjte, 21 November 2019 18:19

Ish-zyrtarja e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha të enjten gjatë dëshmisë në procesin hetimor ndaj Presidentit Trump se është “një trillim” se Ukraina, dhe jo Rusia, ndërhyri në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, në të cilat fitoi Presidenti Trump.

Gjatë dëshmisë së saj përpara Komisionit për Zbulimin të Dhomës së Përfaqësuesve, zonja Fiona Hill, kundërshtoi drejtpërdrejt Presidentin Trump, i cili është shprehur ndonjëherë se ekzistonte mundësia që Rusia të ketë ndërhyrë në zgjedhje, por se e pranon mohimin nga Presidenti Vladimir Putin se Moska pati ndërhyrë për të mbështetur zotin Trump.

Fiona Hill dhe David Holmes duke bërë betimin përpara dhënies së dëshmisë publike
Fiona Hill dhe David Holmes duke bërë betimin përpara dhënies së dëshmisë publike

Në një telefonatë të zhvilluar më 25 korrik, e cila gjendet tashmë në epiqendër të hetimeve, Presidenti Trump i kërkoi Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy “të na bëjë një favor” duke çelur hetime për një nga rivalët kryesorë demokratë për zgjedhjet e 2020-tës, ish-Nënpresidentin Joe Biden, si dhe për teorinë e diskredituar se ishte Ukrania që punoi në vitin 2016-të për të ndihmuar sfidanten demokrate, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton.

Zonja Hill, e cila ishte deri në verë drejtore e lartë për Evropën dhe Azinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se “bazuar në pyetjet dhe deklaratat që kam dëgjuar, disa prej jush në këtë komision duket se mendojnë se Rusia dhe shërbimet e saj të sigurisë nuk zhvilluan një fushatë kundër vendit tonë – dhe se ndoshta, për ndonjë arsye, ishte Ukraina që veproi kështu. Ky është një trillim që është iniciuar dhe propaganduar nga vetë shërbimet ruse të sigurisë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...