SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

E mërkurë, 11 December 2019 20:50

Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëve të shkatërrimit në masë nga Irani në Jemen. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjithashtu shprehu shpresën se një këmbim i të burgosurve gjatë fundjavës me Iranin, mund të çojë në një dialog midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi të burgosurit.

Departamenti i Thesarit shpalli sanksione ndaj një rrjeti të transportit detar në pronësi të biznesmenit iranian, Abdolhossein Khedri, duke thënë se kompanitë janë përdorur nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, për të dërguar armë tek militantët shiit të Jemenit. Tensionet janë rritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që kur presidenti amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, shkruan Rel.

Kjo marrëveshje i ofroi Iranit lehtësim nga sanksionet, në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor. Trump dëshiron ta detyrojë Iranin të rinegociojë marrëveshjen, duke argumentuar se kushtet e paktit nuk ishin aq të vështira për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

Teherani gradualisht ka ulur disa nga angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes. “Për sa kohë vazhdon sjellja malinje e Iranit, edhe fushata jonë e presionit do të vazhdojë”, tha sekretari amerikan Pompeo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...