Greqi/ Miratohet me rekord votash ligji për votuesit e diasporës

Premte, 13 December 2019 08:57

Parlamenti grek ka aprovuar me rekord votash, 288 prej 296 deputeteve të pranishëm në sallë, ligjin që ka sjellë qeveria Mitsotakis me anë të cilit u jepet e drejta e votës grekëve që jetojnë jashtë territorit të Greqisë.

“Duhet të kalonin 44 vjet që të jetësohet një nen i Kushtetutës së vitit 1975 për votën e Grekëve të diasporës dhe unë jam krenar që u bë realitet me qeverinë e Demokracisë së Re”-tha Mitsotakis.

Nga ana e tij kreu i opozitës Aleksis Tsipras kaargumentuar se ishte qeveria e tij e cila e përgatiti terrenin për këtë ligj dhe jo konservatorët që nuk arritën ta bëjnë për dekada të tëra.

“Na tha këtu z. Mitsotakis 40 vjet nuk zgjidhej kjo çështje dhe erdhi Demokracia e Re që e bëri realitet. Por po pyes, 40 vjet Syriza qeveriste? Dhe pse nuk u bë prej atëhere realitet ky projektligj?”- tha Tsipras.

Sipas ligjit të ri vota e grekëve të diasporës do të jetë e barabartë me atë të banorëve të Greqisë.

Ata do të paraqiten personalisht në qendrat e votimit pranë ambasadave, konsullatave apo në vende të caktuara nëse numri i zgjedhësve do të jetë më shumë se 40.

Vota e tyre do t’i shtohet totalit të votave të grekëve brenda vendit, me ndryshimin se diaspora do të votojë jo për kandidatë të veçantë ,por për 15 kandidatët që çdo parti cakton në listën e saj, të cilët zgjidhen më pas në bazë të përqindjes që siguron çdo forcë politike.

Të drejten për të votuar do ta kenë ata grekë të diasporës që në 35 vitet e fundit kanë qëndruar të paktën dy vjet në Greqi dhe kanë detyrime tatimore.

Vlerësohet se ky ligj u jep të drejtën e votës mbi 340.000 grekëve të diasporës që plotësojnë kushtet e caktuara si edhe mijëra të tjerëve që u larguan në dekadën e fundit për shkak të krizës ekonomike. Në këto shifra përfshihen edhe shumë prej pjesëtarëve të minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...