Johnson merr mandatin nga mbretëresha për formimin e qeverisë

Saturday, 14 December 2019 09:39

Pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, Boris Johnson mori nga mbretëresha mandatin për formimin e qeverisë.

Duke folur para gazetarëve, kreu i konservatorëve tha se parlamenti i ri do të mblidhet të hënën, duke theksuar sërish se do ta çojë deri në fund procesin shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

 “Do të kenë një mandat të jashtëzakonshëm për të përfunduar Brexit-in më 31 Janar. Diskutimeve për Brexit-in do t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Do të bashkëpunojmë me Bashkimin Europian si miq dhe sovranë të barabartë”, tha Johnson, përcjell TV Klan.

Konservatorët do të kenë 365 deputetë, 38 më shumë se numri i nevojshëm për formimin e qeverisë. Kjo u jep mundësinë të miratojnë marrëveshjen e re me Brukselin pa u kushtëzuar nga partitë e tjera parlamentare.

Kjo konsiderohet si fitorja më e madhe e konservatorëve që nga koha e Margaret Theçerit. Ndërsa për laburistët, të cilët bëhet fjalë për disfatën më të rëndë në 84 vite. Ata do të kenë 59 deputetë më pak se legjislatura e kaluar. I konsideruar nga partia e tij si përgjegjësi kryesor për humbjen, lideri i laburistëve Jeremy Corbyn shpalli dorëheqjen.

“Unë nuk do ta drejtoj partinë në fushatat e ardhshme zgjedhore. Duhet të nisim një proces reflektimi për këtë rezultat dhe për politikat që partia do të ndërmarrë për të ecur përpara”, tha ai.

I pari që uroi Johnson për fitoren ishte presidenti amerikan Donald Trump, i cili në Twitter shkroi që mezi priste përfundimin e procesit të Brexit-it dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje tregtare me Britaninë e Madhe. Përgëzime edhe nga presidenti i Këshillit Europian Chales Michel si dhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Modifikuar më Saturday, 14 December 2019 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...