Trump e vë përpara përgjegjësisë edhe Merkel-in

E Enjte, 09 Janar 2020 11:48

BILD

Bota priti për orë të tëra që Donald Trump të shfaqej në Uashington. A do të njoftonte ai një goditje të re ndaj Iranit?

Por kur Presidenti amerikan më në fund doli përpara shtypit të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk foli shumë për sulmet e Iranit gjatë natës.

Përkundrazi: Shumë fjalë për gjeneralin e ekzekutuar të terrorit, Qassem Soleimani (‘ai nuk do të përhapë më terror’), për mposhtjen e ISIS (‘kjo është mirë edhe për Iranin’).

Mesazhi më i rëndësishëm i Trump: Me mua nuk ka përshkallëzim të mëtejshëm- por SHBA është e fortë kur duhet. Trump: “Ne kemi armë të fuqishme, vdekjeprurëse dhe precize. Dhe ne nuk duam të përdorim këtë fuqi të madhe ushtarake”.

E thënë me fjalë të tjera: Një marrëveshje me ne është më e mirë se lufta! Trump vazhdoi: “Përsa kohë do të jem President i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do i lejohet kurrë që të ketë armë bërthamore”.

Sanksione të reja, sulm ndaj Obamës

Për këtë arsye, tani do të ketë ‘sanksione të fuqishme ekonomike’ kundër Iranit, derisa të heqin dorë nga planet për bombën bërthamore.

Interesante: Trump fajësoi paraardhësin e tij Barack Obama për sulmin iranian. Ai tha se “raketat që u qëlluan mbrëmjen e shkuar, u paguan me paratë që qeveria e fundit amerikane u kishte vënë në dispozicion”.

Presidenti kritikoi se Irani kishte marrë 150 miliardë dollarë dhe i kishte përdorur për programin e armëve bërthamore. Sipas tij, pasi u arrit kjo marrëveshje e marrëzishme, Irani zgjeroi ndjeshëm aktivitetet e tij terroriste.

Trump u kërkoi partnerëve të NATO-s dhe shprehimisht kancelares Angela Merkel që më në fund të shkëputen nga marrëveshja e dështuar bërthamore me Iranin.

Në vend të kësaj, këto shtete duhet të punojnë me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të re me Iranin, që do e bëjë “botën një vend më të sigurt dhe më të qetë”.

“Tani ne jemi prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gazit natyror dhe nuk kemi nevojë për naftë nga Lindja e Mesme. Ne jemi të pavarur,” tha Trump.

Modifikuar më E Enjte, 09 Janar 2020 11:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...